User talk:Nemzag/ArbanitêsPara vendimit të kongresit të shkronjave në Manastir gjuha shqipe është shkruar në tre shkrime latin, grek dhe arab ose edhe me kombinime midis tyre. Në atë kohë përfaqësuesit e gjuhës shqipe që tani thirren albanolog përdornin disa rregulla ndër të cilat ishte vendosur që gjuha shqipe e njehësuar të përdorë shkrimin latin. Këto vedime të albanologëve janë zbatuar në pjesën më madhe të territoreve shqiptare por jo edhe në të gjitha. Kjo ka ndodhur për shkaqe të ndryshme ndër të cilat shkaktar kryesorë ka qenë mundësia e shkollimit në gjuhën amëtare. Si do që të jetë fati ka dashur që nga një pjesë e shqipëtarve territoret e të cilëve pas vendimit të albanologëve ishin nën administrimin e shtetit Grek, të vazhdojnë të shkruajnë gjuhën shqipe me shkrimin Grek. Ky shkrim në bazë të pohimeve të kësaj pjese që i kanë qëndruar egërsisë së kohës përdoret edhe në ditët tona (2006) dhe thirret nga ta afabeti Arvanitas. Një nga pjestarët e kësaj krahine pohon se alfabeti arvanitas është alfabeti me të cilën është shkruar gjuha e vjeter shqipe e thjeshtë. Për shkruarjesn e sajë janë përdorur shkronjat greke të cilave i janë shtuar gërmat b, d dhe j. Versioni i më poshtëm është marrë nga një përkthim i Bibles.
Lidhje të jashtme |